Annuit Coeptis
View site in AlbanianView site in English (US)
 
FillimiKlasatMesuesetLajmeMisioniKeshilli Drejtues
 
Rreth Akademisë Shqiptaro-Amerikane
 
Akademia Shqiptaro-Amerikane (ASHA), themeluar me 28 shkurt 2007 ne shtetin e Merilend-it, eshte nje organizate jo-fitimprurese me funksione arsimore-kulturore. Qellimi paresor i saj eshte mundesimi i mbajtjes gjalle dhe levrimit te gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare tek brezat e tanishem dhe ata qe do te vijne ne zonen e Uashington, DC-se.

Themelimi i ASHA-se shenon kurorezimin me sukses te arritjeve me positive te perpjekjeve te meparshme, perpjekje te cilat njihen dhe vleresohen me mirenjohje. Ngritja e nje institucioni me nje vizion largpames, qe i reziston testit te kohes si nga ana organizative ashtu edhe tematike, ka qene dhe mbetet motoja qe udheheq procesin e themelimit dhe fuqizimit te Akademise.

Nga pikepamja organizative, ASHA-ja synon gjithe-perfshirjen demokratike te komunitetit mbare-shqiptar apo te dashamiresve te gjuhes e kultures shqipe, nepermjet nje organizimi kolegjial ku të gjithë anëtarët e saj jane bashkepronare, ligjerisht dhe financiarisht, me të drejtën e votës në proceset vendim-marrëse (ligjet).

Aktiviteti kryesor i ASHA-se eshte zhvillimi i mesimit te gjuhes shqipe per brezin e ri te diaspores shqiptare ne zonen e Uashingtonit. Mesimet zhvillohen ne Universitetin Amerikan (drejtime) ne Uashington DC te djelave ne oren 12:00-2:00. Viti akademik, i ndare ne dy semestra, fillon ne javen e pare te shtatorit dhe perfundon ne javen e dyte te qershorit. Kalendari i vitit akademic 2007-2008 mund te shikohet ketu. Programet mesimore (programet) jane pergatitur duke mbajtur parasysh vecorite e jetes se femijeve ne USA si dhe traditat me te mira arsimoro-edukative shqiptare. Theks i vecante i eshte dhene bashkepunimit prinder-nxenes-mesues, elementeve audio-visuale si dhe materialeve konkretizuese në procesin e mësimdhënjes, në varësi të nevojave specifike të grupmoshave të ndryshme si dhe në vijueshmëri të metodës mësimedhënëse të sistemit pedagogjik bashkëkohor. Tekstet dhe materiale te tjera mesimdhenese jane siguruar nga Ministria e Arsimit të Republikës se Shqiperise, me koordinimin e Ambasades Shqipëtare në SHBA. Nje ndihmese te cmuar ka dhene edhe komuniteti shqiptar i zones se Uashingtonit me donacione te ndryshme ne sherbim te procesit mesimor.

Akademia gjithashtu ofron mesime te gjuhes anglisht per emigrantet e te gjitha moshave te ardhur rishtaz ne USA per te ndihmuar ne integrimin e tyre te shpejte ne shoqerine amerikane. Keto mesime zhvillohen gjithashtu te djelave ne te njejten ore dhe vend (drejtime). Per te moshuarit dhe te papunesuarit ky sherbim eshte falas.

Ne nje plan me te gjere, Akademia synon te organizoje aktivitete arsimore-kulturore me karakter kombetar ne sherbim te funksionit mesim-dhenes te saj. Lajmerime per keto aktivitete mund te gjeni ne keto faqe; lutemi te ktheheni here pas here per t’u informuar.

 
::   Kalendari i Klasave
::   Vëndndodhja dhe Drejtimet
::   Fotografi nga ASHA
::   Rreth Akademisë
::   Dokumente Legale të ASHA-së
::   Donacione
::   Na Kontaktoni
::   Anëtarët e ASHA-së
::   Forma të Ndryshme
::   Nga dita e parë e vitit shkollor 2007-2008

  

  

 
 
(klasat) (mësueset) (misioni) (lajme) (këshilli drejtues) (fotografi) (rreth ASHA-së) (kontakto) (legale)
Albanian-American Academy, P.O. Box 30915, Bethesda MD, 20824 (drejtime)
| xunis design |