| Pikniku i ASHA-s per 4 korrikun, nje
rast per lidhje brenda komunitetit Rreth 30 nga 100
pjesemarresit ishin femije, nxenes qe ndjekin aktualisht
Akademine dhe te tjere qe shpresojne te behen pjese
e saj ne shtator
Rreth 100 pjesetare te komunitetit shqiptaro-amerikan
moren pjese me 4 korrik ne nje piknik me rastin e festes
kombetare te Amerikes, i pari i ketij lloji i organizuar
nga Akademia Shqiptaro-Amerikane ne Uashington. Pikniku
u organizua ne nje nga parqet buze lumit Potomac, prane
Fletcher Boat House. Pikniku ishte nje shans per te
kaluar disa ore te kendshme ne shoqerine e njeri-tjetrit,
per t’u shperndare deftesat per vitin qe sapo
u mbyll 12 nxenesve te Akademise dhe per te pranuar
23 anetare te rinj ne Akademi. Mes ketyre anetareve
ishin prinder te femijeve qe do te marrin pjese ne shkolle
duke filluar nga shtatori. Dy mesueseve iu dha nga nje
dhurate e vogel si shenje mirenjohje per punen e mire
te bere gjate vitit te kaluar.
Prania e rreth 30 femijeve dhe interesi i prinderve
te tyre per Akademine jep shpresen per nje vit te mbare
dhe te frytshem shkollor per vitin 2007-2008, ku nxenes
te rinj do te behen pjese e familjes se ASHA-s, si per
te mesuar gjuhen shqipe, ashtu edhe per te krijuar lidhje
miqesore me femije te tjere me te cilet i bashkojne
lidhjet me boten shqiptare.
Kuzhina e pasur shqiptare me kontribute nga anetaret
e Akademise dhe pjesemarresit e tjere i dha nje karakter
edhe me te ngrohte piknikut, i cili kishte karakteristiken
qe e dallon Akademine qe nga krijimi i saj: marredheniet
shoqerore mes pjesemarresve te saj, gje qe transmetohet
menjehere edhe tek ata qe duan te afrohen, apo te behen
pjese e saj.
Fakti qe nje organizate qe nxit mesimin e gjuhes shqipe
organizonte nje aktivitet me rastin e dites kombetare
te Shteteve te Bashkuara, sherben edhe si metafore per
bashkejetesen e respektit ndaj vendit ku jetojme dhe
nderimit e mbajtjes gjalle te trashegimise sone kulturore.
Jo shume kohe me pare, Akademia zhvilloi nje aktivitet
tjeter, ate te festes se abetares, qe u ndoq gjithashtu
me interes nga komuniteti ne pergjithesi dhe nga ata
qe duan te behen pjese e saj ne vecanti. 4 korriku ishte
nje konfirmim i seriozitetit te kesaj shoqate tashme
te konsoliduar dhe angazhimit te saj per arritje te
shkelqyera dhe krijimit te lidhjeve te ngrohta mes anetareve
dhe bashkepunetoreve. |