Annuit Coeptis
View site in AlbanianView site in English (US)
 
FillimiKlasatMesuesetLajmeMisioniKeshilli Drejtues
Lajmet e Akademisë Shqiptaro-Amerikane
 
Me rastin e festave te fundit te vitit, ditën e shtunë më datë 15 dhjetor 2007, Akademia Shqiptaro-Amerikane organizoi një aktivitet të hapur për te gjithë komunitetin shqipëtar në zonën e Uashingtonit. Këtë mbasdite festive e përcollën rreth 200 anëtarë të Akademisë, miq dhe të ftuar të tjerë. Nderonte me pjesëmarrjen e tij Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në SHBA, z. Aleksandër Sallabanda.

Në fjalën e hapjes, kryetari i Këshillit Drejtues së ASHA-së, z. Artur Elezi i uroi mirëseardhjen të gjithë pjesemarrësve dhe në emër të Këshillit Drejtues falenderoi organizatoret e kësaj feste për punën dhe dedikimin e tyre. Ai e vuri theksin tek sukseset që janë arritur ne ASHA gjatë këtij viti, sukses i cili është evident në rritjen e numrit të antarëve dhe nxenësve që ndjekin klasat e Akademisë si dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të programeve shkollore.

Në vazhdim, fëmijët e rregjistruar ne klasat e Akademisë përshëndetën të gjithë pjesmarrësit me një program të këndshëm artistik me të cilin jo vetëm argëtuan por edhe dëshmuan progresin e tyre në përvetësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe.

Kjo mbremje festive u përshëndet nga z. Aleksandër Sallabanda, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë ne SHBA, i cili përgëzoi organizatorët e ASHA-së dhe shprehu interesin dhe siguroi për mbështetjen e Ambasadës shqiptare në Uashington për të mbajtur të forta lidhjet me komunitetin. Gjithashtu, z. Sallabanda shprehu optimizmin e tij për pranimin e Republikës së Shqipërisë ne NATO dhe njohjen e pavarësinë e Kosovës në një të ardhme të afërt.

Mesazhet e shumta dhe entuziaste që u shkëmbyen në përfundim të këtij aktiviteti dëshmuan që për shumicën e pjesmarrësve pjesa më e bukur e mbasdites ishte mundësia për t’u mbledhur me familje, miq e bashkatdhetarë, për t’u cmallur me tingujt e gjuhës amëtare dhe të muzikës shqiptare, për t’ë ngritur gotën dhe për të thënë “Gëzuar!” në një atmosferë festive dhe të përzemërt. Në raste dhe atmosferë të tillë u mbledhshim së shpejti!

 
Pikniku i ASHA-së për 4 korrikun, një rast për lidhje brenda komunitetit (përshkrimi dhe fotografitë)
 

Me rastin e festës së abetares, ditën e djelë më datë 20 maj 2007, Akademia Shqiptaro-Amerikane organizoi një aktivitet të hapur për te gjithë komunitetin shqipëtar në zonën e Uashingtonit. Këtë ceremony festive e përcollën mbi 70 anëtarë të Akademisë, miq dhe të ftuar të tjerë. Nderonin me pjesëmarrjen e tyre Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në ShBA, z. Aleksandër Sallabanda, si dhe përfaqësues të shoqatave të tjera shqiptare.

Ky aktivitet u deklarua i hapur nga anetari i Keshillit Drejtues së AShA-së, z. Shefqet Shala. Në fjalën plenare, kryetari i Këshillit Drejtues së AShA-së, z. Artur Elezi prezantoi bazat organizative, programatike dhe financiare te akademisë, duke e vënë theksin në parimin e transparencës dhe veçanërisht në nevojën e bashkëpunimit të ngushtë midis komunitetit shqiptar, mbi të gjithë të prindërve, dhe Keshillit të saj Drejtues. (fjala e plotë).

Aktiviteti i festësë abetares u përshëndet nga z. Aleksandër Sallabanda, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë ne ShBA, i cili përgëzoi organizatorët e AShA-së për këtë iniciative positive. (për më gjërë ju lutem shkoni këtu) Në letrën e përshëndetjes të dërguar me këtë rast nga Ministri i Arësimit dhe Shkencës, z. Genc Pollo theksohej roli dhe vëmendja që qeveria shqiptare u kushton shqiptarve që jetojnë larg trojeve amëtare.(për më gjërë ju lutem shkoni këtu, për përshëndetjen dhe këtu për listën e librave)

Anëtarët e Këshillit Drejtues së AShA-së, znj. Evi Struble dhe z. Arban Domi, trajtuan më gjërësisht me pjesmarrësit çështje specifike të programit akademik dhe organizimit të akademisë përkatësisht si dhe adresuan pyetjet dhe shqetësimet e tyre. (Për më gjërë ju lutem shkoni këtu për klasat, dhe këtu për dokumentet legale)

Pika kulminante e këtij aktiviteti u perfaqësua nga nxënësit e AShA-së të cilët, nën drejtimin e mësueses znj. Ylvije Kostreci, paraqitën një program të larmishëm me poezi, humor dhe këngë në gjuhën shqipe, program i cili u prit me përzemërsi dhe emocion nga të gjithë të pranishmit. Gjatë këtij programi, fëmijët demonstruan përparimet e mëdha që kishin arritur në përvetësimin e abetares dhe të gjuhës shqipe, si dhe njohuritë e tyre për kulturën dhe traditat shqiptare. (foto nga festa e abetares)

 
 
 
::   Kalendari i Klasave
::   Vëndndodhja dhe Drejtimet
::   Fotografi nga ASHA
::   Rreth Akademisë
::   Dokumente Legale të ASHA-së
::   Donacione
::   Na Kontaktoni
::   Anëtarët e ASHA-së
::   Forma të Ndryshme
::   Nga dita e parë e vitit shkollor 2007-2008

  

  

 
 
(klasat) (mësueset) (misioni) (lajme) (këshilli drejtues) (fotografi) (rreth ASHA-së) (kontakto) (legale)
Albanian-American Academy, P.O. Box 30915, Bethesda MD, 20824 (drejtime)
| xunis design |