Annuit Coeptis
View site in AlbanianView site in English (US)
 
FillimiKlasatMesuesetLajmeMisioniKeshilli Drejtues
Klasat që Ofrojmë
 
Përshkrimet e klasave të ASHA-së për vitin 2007-2008
Grupi i pare parashkollor : Femije dhe Prinder, e përshtatshme për fëmijët e moshës 3, 4 dhe 5 vjeç.
Grupi i dyte parashkollor: e përshtatshme për fëmijët e moshës 5 dhe 6 vjeç.
Niveli 1 (Fillestar): e përshtatshme për fëmijët e moshës 7 deri ne 10 vjeç.
Niveli 2 (Mesatar) e përshtatshme për fëmijët e moshës 10 deri ne 13 vjeç.
Anglisht per te rriturit
Pershkrimet e klasave ne .pdf
Kalendari i klasave.
 
Grupi i pare parashkollor : Femije dhe Prinder, e përshtatshme për fëmijët e moshës 3, 4 dhe 5 vjeç.
Qellimi i ketij grupi eshte familiarizimi i femijve me gjuhen shqipe. Femijet ekspozohen me shqipen nepermjet lojrave dhe komunikimit me femije e prinder te tjere.

Njekohesisht, prinderve u jepet mundesia te njihen me prinder te tjere te interesuar ne ekspozimin e femijeve ndaj shqipes qe ne moshe te vogel. Ne kete kurs, nen drejtimin e mesueses, femijet mesojne te numerojne, te njohin ngjyrat, kafshet, pjeset e trupit, kohen, stinet, automjetet dhe te tjera aspekte te komunikimeve fillestare. Ne rutinen javore, perfshihen mesime kengesh, lojrash, festimet e festave tradicionale shqiptare si dhe udhetime ne natyre. Mesimi zhvillohet ne forme loje. Femijet marrin pjese dhe pershendesin ne aktivitet e ndryshme qe organizohen nga komuniteti shqiptar. Ne varesi te nevojave specifike te femijeve, rekomandohet qe komunikimi me femijet gjate mesimit te behet kryesisht ne gjuhen shqipe.

(lartë)  
 
Grupi i dyte parashkollor: e përshtatshme për fëmijët e moshës 5 dhe 6 vjeç.
Ne kete kurs, temat e permendura me lart zhvillohen me gjere dhe me pasur. Femijet mesojne te prezantohen a pershendesin, njohin ushqimet, ditelindjet, mjedisin, veshjen, komunikimin ne treg etj. Femijet fillojne gjithashtu te mesojne elementet e para te alfabetit. Pervetesimi i fjalorit behet nepermjet lojrave, kengeve, kercimit, vizatimeve e montazheve si dhe udhetimeve ne natyre. Gjithashtu, nepermjet lojrave e shembujve konkrete, femijet ekspozohen me zgjedhimin e foljeve te thjeshta dhe shumesin e rregullt e te crregullt. Femijet mesojne te kendojne e te recitojne kenge tradicionale per femije si dhe poezi te thjeshta me te cilat mund te pershendesin festat qe organizohen nga komuniteti shqiptar.
(lartë)  
 
Niveli 1 (Fillestar 7-10 vjeç)
Ky kurs ka per fokus konstruktin e fjalise, pasurimin e fjalorit si dhe pervetesimin e rregullave baze gramatikore. Nepermjet degjimit, leximit, bisedave dhe te shkruarit shqip, femijet perdorin aspekte te ndryshme te komunikimit per te thelluar njohjen me gjuhen shqipe. Femijet njohin dhe pervetesojne abetaren. Gjithashtu, duke lexuar dhe diskutuar pjese letrare fillestare, femijet pasurojne fjalorin dhe ekspozohen me koncepte te ndryshme gramatikore te gjuhes shqipe si lakimi i emrave, zgjedhimi dhe kohet e foljeve, perdorimi i parafjaleve, e mbiemrave. Gjate ketij kursi, lojra te ndryshme edukative do te perdoren si mjet ndihmes qe femijet te njihen me traditat, gjeografine dhe historine e Shqiperise. Ne fund te ketij kursi femijet jane te afte te marrin pjese ne biseda te thjeshta ne gjuhen shqipe.
(lartë)  
 
Niveli 2 (Mesatar, 10-13 vjeç)
Qellimi i ketij kursi eshte permiresimi i metejshem i te folurit dhe te shkruarit ne shqip, duke e vene theksin ne perdorimin e gjuhes se paster nga ana gramatikore. Femijet inkurajohen te shkruajne e te lexojne ne shqip; pervetesimi i njohurive gjuhesore dhe gramatike perforcohet nepermjet leximit dhe bashkebisedimeve te pjeseve letrare klasike, perrallave, gojedhanave shqiptare. Po nepermjet leximeve te teksteve letrare, femijet njihen gjithashtu dhe me historine e Shqiperise nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Femijet punojne ne grupe per te krijuar apo vene ne skene fragmente nga leximet letrare e historike. Ne fund te ketij kursi femijet jane te afte te bisedojne dhe te shkruajne ne shqip me fjali te thjeshta por te sakta nga ana gramatikore. Gjithashtu, femijet kane fituar njohuri me te plota per kulturen e historine e kombit shqiptar.
(lartë)  
 
Anglisht per te rriturit
Qellimi i ketij kursi eshte qe te ndihmoje bashkatdheteret shqiptare me banim ne zonen metropolitane te Uashingtonit per te zoteruar sa me mire gjuhen angleze. Per te ndihmuar ne pervetesimin e sakte si te gjuhes se folur amerikane ashtu edhe te komunikimeve baze, ne zhvillimin e kurseve, pervec mesuesve me pervoje te gjate arsimore, do te marrin pjese edhe te rinj me origjine shqiptare te cilet perdorin anglishten si gjuhe te pare.
(lartë)  
 
::   Kalendari i Klasave
::   Vëndndodhja dhe Drejtimet
::   Fotografi nga ASHA
::   Rreth Akademisë
::   Dokumente Legale të ASHA-së
::   Donacione
::   Na Kontaktoni
::   Anëtarët e ASHA-së
::   Forma të Ndryshme
::   Nga dita e parë e vitit shkollor 2007-2008

  

  

 
 
(klasat) (mësueset) (misioni) (lajme) (këshilli drejtues) (fotografi) (rreth ASHA-së) (kontakto) (legale)
Albanian-American Academy, P.O. Box 30915, Bethesda MD, 20824 (drejtime)
| xunis design |