| Fjala
Ambasadorit, z. Aleksandër Sallabanda, së Republikës
së Shqipërisë në SHBA |
|
|
| |
| Ambasadori i Republikës
së Shqipërisë ne ShBA, z. Aleksander Sallabanda
përgëzoi organizatorët e AShA-së për
këtë iniciative positive si dhe shprehu interesin
dhe siguroi për mbështetjen e Ambasadës shqiptare
në Uashington në këtë drejtim. Në fjalën
e tij z. Sallabanda nënvizoi se “kjo përpjekje
është mëse e mirëpritur, në mbështetje
të aktiviteteve të deritanishme të këtij
komuniteti, duke synuar misionin sa të rëndësishëm,
aq edhe fisnik, atdhetar e kombetar, të përçimit
dhe ruajtjes së gjuhës, kulturës e traditave
shqiptare në brezin e ri që po ritet në ShBA”.
Në shënjë simbolike Ambasadori Sallabanda dhuroi
një abetare me dedikim për Akademinë. |
|
|
|
|