Annuit Coeptis
View site in AlbanianView site in English (US)
 
FillimiKlasatMesuesetAktiviteteMisioniKeshilli Drejtues
Fjala Kryetarit te ASHA-së me Rastin e Festës së Abetares
 
Te dashur bashkatshetare, nxenes, mesues dhe prinder

Nepermjet festes se abetares qe kurorezon me sukses vitin academic 2006-2007, ASHA ben so para jush debutimin e vizionit dhe planeve te saj si nje institucion arsimor dhe kulturor qe i perket, drejtohet, dhe eshte ne sherbim te komunitetit te metropolit te Uashingtonit. Ne si organizatore te ketij aktiviteti, ndjehemi te lumtur e te respektuar nga pjesemarrja juaj. Me lejoni te njoh ne menyre te vecante prezencen ne aktivitetin e sotem te ambasadorit te Republikes se Shqiperise ne USA zotit Aleksander Sallabanda, dhe te drejtorit ekzekutiv te keshillit kombetar shqiptaro-amerikan z. Avni Mustafaj.

ASHA-ja eshte themeluar me 28 Shkurt 2007 si nje institucion jo-fitim prures qellimi paresor i te cilit eshte mundesimi i mbajtjes gjalle dhe i levrimit te gjuhes, kultures dhe traditave shqiptare ne brezat e tanishem apo edhe ata qe do te vijne. Themelimi i Akademise, qe kurorezon me sukses arritjet me positive te gjithe perpjekjeve te meparshme, eshte iniciuar nga nje grup prinderish te cilet sot perbejne dhe keshillin e pare drejtues te akademise. Me lejoni t’i prezantoj:

Milena Shahu

Bledar Prifti

Arban Domi

Shefqet Shala

Evi Struble

Artur Elezi

Parimet e organizimit, misioni, dhe programet e akademise jane pasqyruar ne menyre mjaft te hollesishme ne faqen e internetit www.akademiashqiptare.org. Me lejoni t’e njoh punen mjaft profesionale dhe artistike te menaxhuesit teknik te kesaj faqeje z. Junis Alico. Faleminderit Junis. Ndihmese te vecante ne pergatitjen e kesaj faqeje, pervec anetareve te keshillit drejtues, kane dhene edhe Ergys Islamaj, Niko Hobdari, Pranvera Ikonomi, Mirela McDonald, Ilir Melo. Ju faleminderit per perpjekjet tuaja.

Nga ana organizative, ASHA eshte perpjekur te krijoje nje structure demokratike dhe rezultative e cila:

1. Optimizon menaxhimin afatshkurter dhe afatgjate te aktivitetit te ASHA-se.
2. Thyen stereotipet dhe kultivon besimin per aftesite tona kombetare ne fushen e vete-organizimit dhe vete-qeverisjes.

Parimet e organizimit dhe qeverisjes jane pershkruar me hollesi ne artikujt e themelimit dhe ne rregulloren e brendshme te akademise, dokumente te cilat mund te shihen gjithashtu ne faqen e internetit. Parimi themelor qe synon vitalitetin afatgjate strukturor te ASHA-se eshte zgjedhja nepermjet votimeve te Keshillit drejtues nga asambleja e akademise, pra anetaret e saj. Artikujt themelues te ASHA-se parashikojne qe prinderit e femijeve active te ASHA-se, si klasa me interesa te drejperdrejta ne mbarevajtjen e procesit mesimor, kane peshe specifike me te madhe ne keto votime. Keta prinder, e fitojne statusin e anetarit te Asamblese, dhe rrjedhimisht te drejten e votes, automatikisht menjehere pas regjistrimit te femijes se tyre ne ASHA.

Sic e thashe edhe me lart, aktiviteti kryesor i akademise eshte mesimi i gjuhes se folur, shkruar apo lexuar nepermjet gershetimit te elementeve te kultures dhe tradites shqiptare. Mesimet zhvillohen te djelave 12-2:00 ne ambjentet e universitetit Amerikan. Nga ana pedagogjike: Akademia dhe Keshilli drejtues synon te krijoje nje klime ku permbajtja dhe metodologjia e mesimdhenies te percaktohet mbi bazen e nje trekendeshi bashkepunues: mesues-nxenes-prinder duke krijuar hapesire per mundesite reflektuese dhe korregjuese te resultateve te ketij bashkepunimi. Ne bashkepunim te ngushte me mesueset Znj Ylvije Kostreci dhe Znj. Sofika Kaba, ne po bejme te gjitha perpjekjet per te ndertuar nje tematike dhe metodologji te larmishme dhe interesante ne menyre qe te krijojme nje shkolle ku femijet dhe prinderit e tyre te vijne me kenaqesi. Qellimi yne eshte te ndertojme nje institucioni me fleksibilitet dhe dinamizem qe I pergjigjet nevojave te komunitetit. Per kete aresye, eshte themelore qe te gjithe te interesuarit sidomos prinderit, te shprehin mendimet e tyre tek drejtuesit e akademise apo tek mesueset. Keshilli drejtues shpreh gatishmerine maksimale per te marre parasysh dhe implementuar sipas mundesive sugjerimet tuaja.

Nga ana financiare, ne synojme transparence dhe menaxhim nepermjet kontrollit te shumefishte dhe eleminimitt te monopolizimit. Per kete qellim, financieri I ASHA-se z. Shefqet Shala do te dergoje raporte periodike tek gjithe anetaret e akademise te cilat do te pershkruajne gjendjen financiare te akademise, burimet e fondeve si dhe menyren e shpenzimit te tyre. Miratimi i ASHA-se si institucion taksapagues me privilegje (tax-exempt) do te sjelle si pasoje edhe nje shtrese tjeter kontrolli nga ana e qeverise amerikane, gje te cilin ne e mirepresim.

Ne funksion te qellimit paresor te saj, Akademia mund te organizoje ne bashkepunim me organizata te tjera te komunitetit, aktivitete te ndryshme. Duke e kuptuar sakrificen e prinderve kur bien femijet ne shkolle, eshte detyra jone ne interes edhe te fuqizimit te akademise, te gjejme menyra per t’a shndrruar kohen e mesimit ne nje atmosphere shoqerore dhe argetuese ne kuptimin e gjere te fjales per prinderit. Ne nje plan me te gjere, per veten naturen e saj si nje institucion qe ushtron aktivitet javor, academia mund dhe duhet te luaje rolin e katalizatorit ne aktivizimin e jetes se komunitetit shqiptar te zones.

Ne perfundim, ju ftoj qe te beheni pjese dhe te jepni kontributin tuaj ne fuqizimin e ASHA-se. Ju faleminderit.

 
(<< mbrapa)
 
::   Kalendari i Klasave
::   Vëndndodhja dhe Drejtimet
::   Fotografi nga ASHA
::   Rreth Akademisë
::   Dokumente Legale të ASHA-së
::   Donacione
::   Na Kontaktoni
::   Anëtarët e ASHA-së
::   Forma të Ndryshme
::  ASHA Newsletters

  

  

 
 
(klasat) (mësueset) (misioni) (lajme) (këshilli drejtues) (fotografi) (rreth ASHA-së) (kontakto) (legale)
Albanian-American Academy, P.O. Box 30915, Bethesda MD, 20824 (drejtime)
| xunis design |